Wednesday, February 11, 2009

Origjina e popullsise se fshatit Ferraj

Sorry, this post is in Albanian language
[Nje history e shkurter persa i perket prejardhjes se banoreve te fshatit Ferraj]

Fshati Ferraj ben pjese ne Komunen e Dajtit - Tirane, dhe gjeografisht ndodhet ne veri-lindje te qytetit te Tiranes. Eshte nje fshat me perafersisht 160 familje. Popullsia e fshatit i kalon 600 banore. Ne Fshatin Ferraj kalon Lumi i Tiranes dhe rruga qe te con per ne Komunen e Zall-Bastarit dhe njekohesisht lidhet me rrethin e Burrelit (ne kohe te ndryshme te vitit kjo lidhje behet e pa kalueshme mbasi kalon zonen e Zall-Bastarit).
Fshati Ferraj nga jugu kufizohet me fshatin Tufine, ne perendim me Babrroin, Zall-Herr dhe Prisken e Vogel, kurse ne lindje me fshatin Brar.
Qendra e fshatit Ferraj ndodhet 8 kilometra larg nga qendra e Tiranes [xhamia e qendres ose sahati]. Banoret e pare te ketij fshati [Fisi Ferrra prej te cilit dhe fshati mori emrin] mendohet te kene ardhur nga Kruja ne fillim te shekullit t 15-te. Ky fis ekziston akoma edhe sot.

Fshati perbehet prej 6 lagjeve te medha dhe jane te ndara ne baze te fiseve.
Keto lagje jane: Aruci, Allushi , Beka, Ferra, Elezi, dhe Hima. Nje lagje e re ka lindur si pasoje e ndertimeve te reja dhe shperndarjes demografike qe jane bere mbas periudhes komuniste. Kjo lagje eshte ndertuar plotesisht ne tokat e ketij fshati, ne pjesen jug-perendim. Per arsye identifikimi kjo lagje quhet "lagja e re".
Historia e lagjeve sipas origjines se tyre

1-Lagja Aruci eshte me e reja ne kete fshat me nje histori prej 100 vjetesh.
2-Lagja Allushi mendohet te kete ardhur nga krahinat e Matit.

3-Lagja Beka e ka origjinen ne fshatin Vilxe e Madhe ne malesine e Tiranes. Mendohet se ky fis ka ardhur ne kete fshat nga shekulli i 16-te

4-Lagja Elezi mendohet te kene ardhur nga Laknasi ose Qereka e Tiranes.

5-Ferra sic thame edhe me lart jane me te vjetrit ne kete fshat dhe me prejardhje nga Kruja.

6-Lagja Hima eshte dege e fisit Ferra dhe mendohet te jete 150 vjet e vjeter.
Please be aware that you are not permitted to publish any material, text or photo, from this blog without prior permission. Any publication will be treated as breach of copyright.
© ferraj.blogspot.com 2009